Ndoshta nuk është sezoni më ideal për pushimet verore, por këngëtarët mendojnë ndryshe lidhur me këtë aspekt. Pas një sezoni të ngarkuar me koncerte, Nora Istrefi po shijon pushimet me familjen në një nga resortet e Turqisë. E thamë që në këtë udhëtim i është bashkuar dhe Tuna, edhe pse ende nuk kemi parë një foto të të dyja vajzave sëbashku. Duke qenë se Nora ishte e para nga familja Istrefi që bëri emër dhe karrierë në fushën muzikore, mesa duket Era ka vendosur ta ndjekë të motrën nga pas edhe me pushime.
Erën e kemi parë në qytet më të mëdha amerikane, kryesisht në Los Anxhelos, vend në të cilin po jeton aktualisht. Pas xhirimit të klipit të ri, që nga sa kuptohet pritet të dalë së shpejti, Strefie po shijon ditët e para të pushimeve në Turqi. Duke qenë se marrëdhënia mes saj dhe Norës është paraqitur gjithmonë plot dashuri, me siguri Era po pushon në të njejtin resort me të motrën. Veshur me bikini blu dhe duke i qendruar besnike versionit brune të flokëve, Strefie nuk mund të mos pozonte provokuese as këtë herë. Epo, mesa duket ky fillim-sezoni do të na zbulojë më shumë detaje për disa nga yjet e shoubizit shqiptar. Nora, Tuna dhe Era…jo keq për një verë pa shumë aktivitet!

Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel!











E patë sa është rritur vogëlushja Renee?





Robbie Williams: “Muzika po më vret”


