Qëkur u largua nga show i humorit “Portokalli” ku ishte në rolin e bashkëprezantueses me Salsano Rrapin dhe Xhemi Shehun, Eneda Tarifa u shpreh se ishte momenti që të fokusohej më tepër në karrierën e saj muzikore!
Në këtë sezon televiziv këngëtarja do të kthehet sërish në Top Channel! Ka qenë moderatori Ledion Liço që pas Miriam Canit, ka zbuluar se edhe Eneda do të jetë pjesë e trajnerëve të këtij edicioni të spektaklit të talenteve muzikore për fëmijë “The Voice Kids”!
Ja postimi i Ledionit, marrë nga “The Voice of Albania”: “Eneda Tarifa gati për një skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në “The Voice Kids” e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.”
Dalëngadalë, prezantuesi i spektaklit Ledion Liço po na i zbulon trajnerët një e nga e një!