Në një fjalim publik të mbajtur në Dakota të mërkurën, Presidenti Donald Trump u shpreh se, Ivanka Trump e kishte lutur të merrte pjesë në këtë ceremoni. Trump e perifrazoj atë kështu: “Ajo tha: Babush, mund të vij me ty?”, për të shtuar më tej: “Më pëlqen kur më thërret ashtu”… Kjo ka skandalizuar opinionin publik, për aq kohë sa termi ‘daddy’ i përdorur nga Ivanka, ka një tjetër kuptim…
Në fjalorin e përditshmërisë amerikane, cilësimi i mashkullit ‘babush’ nga ana e femrës, përdoret për një term disi më vulgar, kur bëhet fjalë për një lidhje mes një vajze shumë të re dhe një të moshuari pasanik, e nëse nuk po e kuptoni ende, po flasim për një marrëdhënie të bazuar tek seksi. Njohur dhe si term i përdorur gjerësisht nga prostitutat e porositura nga shtresa e lartë, duket se çka Trump ka deklaruar ka qenë vërtetë shqetësuese. Përveç faktit se nuk është aspak etike për një President të përdorë një fjalë të tillë, çfarë skandalizon më shumë është pjesa tjetër e fjalisë: “…Më pëlqen kur më flet ashtu”. Kujtojmë se Trump është famëkeq lidhur me historitë rozë, duke listuar në jetën e tij një sërë femrash e lidhjesh, të cilat kanë shpërfaqur një frymë neglizhimi dhe injorimi ndaj seksit të kundërt, nga ana e Presidentit amerikan. Dhe ja pra, Trump godet sërish, këtë herë me të bijën…!


Emri i Zayn…në të pasmet e Gigi Hadid!


Uliksi, vogëlushi trendy i Adelinës!











Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel!




