Uliksi, vogëlushi që erdhi në jetë përpara pesë muajsh, është fëmija i parë i këngëtares Adelina Ismajli dhe bashkëshortit të saj Val Krasniqit. Si një nënë e re, e cila i rifitoi menjëherë format fizike pas lindjes, Adelina na e kishte treguar përmes fotos të birin të veshur me stilin rock e me syze dielli.
Duket se ajo vazhdon t’i qëndrojë fanatike këtij stili dhe e kujdesshme, duke e shfaqur gjithmonë të birin në foto me syze të errëta. Foton e fundit të këngëtares me djalin e ka postuar Vali, bashkëshorti i saj i cili i ka vënë edhe emrin Uliksit. Nënë e bir të përqafuar, vijnë shumë trendy në këtë foto!