KreuCelebrity

Kylie dhe Kendall zbulojnë një të vërtetë shokuese mbi flokët e tyre!

Janë pjesë e klanit Kardashian, edhe pse si Kylie, dhe Kendall po lënë pas gjithmonë e më shumë motrat më të mëdha. E kritikuar shpesh mbi teprimin me ndërhyrjet kirurgjikale, diçka është e sigurt: Kylie paraqitet gjithmonë ndryshe, e këtë di si ta bëjë më së miri. Kendall nuk eksperimenton shumë me paraqitjen e saj, edhe pse çdo herë tërheq vëmendje me stilin dhe format fizike tipike prej modeleje.

Në një intervistë të motrave Jenner, këto të fundit zbulojnë një të vërtetë shokuese në lidhje me flokët e tyre…Jemi mësuar që të shohim Kylie-n të eksperimentojë me ngjyra nga më të shumëllojshmet, por mesa duket gjithçka kemi parë ka qenë një gënjeshtër! Të voglat Jenner kanë zbuluar se shumicën e herëve Kylie mban paruke, e kjo jo pa arsye. “Është çmenduri nëse mendoni se vendos aq shumë dhe aq shpesh bojë në flokë. Nuk është sekret. Paruket janë zgjidhja më e mirë”, ka sqaruar Kylie, teksa Kendall ka ndërhyrë me shaka: “Përndryshe nuk do t’i ngelte asnjë fije floku në kokë”. Ka qenë supermodelja ajo që ka rrëfyer se gjatësia e flokëvë të saj ishte e njejtë me atë të Kylie-t, (deri tek shpatullat) duke premtuar për fansat se do të realizojë një foto, për të parë se nga modeli i zgjedhur motrat Jenner duken si binjake…Epo, ndoshta duhet vërtetë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF