Këngëtarja Rita Ora ka qenë një prej artisteve të ftuara në eventin e “GQ Men of the Year Awards” në Londër. Paraqitja e saj nuk mund të mos të binte në sy, ajo ishte veshur në një mënyrë mjaft provokuese me një kostum të zi xhaketë e pantallona të realizuar nga Alexandre Vauthier që i nxirrte në pah dekoltenë pa reçipeta dhe pjesën e kofshëve. Për kontrast, ajo e kishte veshur me një palë çizme metalike me ngjyrë pink.
Kjo paraqitje kaq seksi e këngëtares ka tërhequr vëmendjen e fotografëve, të cilët e kanë fotografuar në momentet gjatë ceremonisë, si dhe në përfundim kur ajo po hipte në taksi. Shikoni paraqitjen e Ritës gjatë eventit “GQ Men of the Year Awards” në galeri!