KreuCelebrity

Emri i Zayn…në të pasmet e Gigi Hadid!

Sa e adhuroni të dashurin tuaj? Nëse dëshironi ta dëshmoni, prova e rradhës është kjo: shkruani emrin e tij në të pasmet tuaja! Ka qenë kjo zgjidhja e Gigi Hadid për ditën e djeshme, teksa është parë duke ecur në rrugët e New York-ut. Veshur me një bluzë të bardhë dhe një pellush të po së njejtës ngjyrë përsipër, çfarë pikasën më së shumti ishin xhinset e supermodeles, në xhepin e pasëm të së cilave ishte i shkruar me të verdhë emri i Zayn.

Një lëvizje e tillë nga ana e Hadid vjen pikërisht nëntë muaj pas vendimit të Malik për të bërë një tatuazh ‘dashurie’, që përflitet t’i jetë dedikuar Gigi-t. Gjesti i supermodeles nga ana tjetër, besohet të ketë lidhje me faktin se çifti do të qendrojë i ndarë për pak kohë, si shkak i angazhimeve të Hadid në javët e modës në New York, Paris, Londër e Milano. Ndërsa mbrëmjen e shkuar, Gigi ka parakaluar në pasarelën e dizanjerit Tom Ford, ku spikati më së shumti modeli i flokëve të shkurtër, që e bënte Hadid të dukej si kopja e së ëmës, Yolanda-s. Mesa duket, supermodelja ka vrndosur të ma surprizojë me paraqitjen e saj së fundmi, e ndoshta diçka dhe më ekstreme do të presim në të ardhmen nga Gigi. Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF