Pas një pauze dy vjeçare, Karlie Kloss rikthehet magjishëm në pasarelën e Victoria’s Secret 2017. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Bella Hadid dhe përgjigjes negative përsa i përket prezencës së Kendall Jenner, lajmet e gëzueshme për Kloss vijnë si një dhuratë më e vonët për fansat e saj, dhe jo vetëm. Lajmim e bëri të ditur vetë supermodelja, nëpërmjet një postimi në Instagram.
Imazhi i Karlie-t me krahët e ‘ëngjëllit’ prej Victoria’s Secret, mbante poshtë përshkrimin: “Shihemi në Shangai”. Kloss bëri debutimin e parë në pasarelën e kësaj firme në 2011, për t’u bërë një prej ëngjëjve zyrtarë vetëm dy vite më pas. Në 2015, supermodelja bëri një pauzë nga bota e modelingut, për arsye të studimeve në Universitetin e New York-ut. Pas disa përfshirjeve të vogla në seriale, Karlie më në fund vendosi të rikthehej aty ku e nisi, për të dhënë një shfaqje të paharrueshme. Aludimet e fansave shtojnë se kjo ishte hera e fundit që Kloss tërhiqet nga modelingu, edhe pse kurrë nuk i dihet. Super ëngjëj këtë vit, apo jo?

Emri i Zayn…në të pasmet e Gigi Hadid!


Uliksi, vogëlushi trendy i Adelinës!











Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel!





