Beckham është një ndër VIP-at e kategorisë A që kanë pranuar së fundmi ndërhyrjet kirurgjikale. Drizanjerja mendohet të ketë kryer më shumë se një operacion plastik, edhe pse momentalisht ajo është shprehur vetëm mbi atë çka ka bërë në gjoks. Sipas saj, ka qenë gabim i rëndë që është marrë me to në këtë aspekt, e këtë Victoria e ka shprehur për revistën Vogue.
“Duhet vërtetë ta them, mos u merrni me gjoksin. Për vite me rradhë u tregova aq budallaçkë, saqë e mohova. Shenjë pasigurie kjo. Thjesht, gëzojuni asaj çfarë keni!”, ka rrëfyer Beckham. Mendohet se stilistja ka kryer ndërhyrjen e parë në 1999, për të vijuar me një të dytë në 2006, e më në fund, në 2009, ka vendosur t’i zvogëlojë. Në po të njejtim mendim mbi veten bashkohet edhe aktorja e serialeve televizivë Coyrtney Cox, e cila ka ndërmarrë ndërhyrje kirurgjikale për t’u dukur më e re. Sipas saj, mënyra më e mirë e të jetuarit është ta pranosh veten siç je dhe ndjehet me fat që operacionet janë zhdukur me kalimin e kohës. Kështu që, herën tjetër që do ta mendoni diçka të tillë, shikojini gjërat më thellësisht se sa thjesht ‘e bukura’…
