Nuk është e largët data kur Shangai do të pushtohet nga ëngjëjt e Victoria’s Secret. Pasarela e këtij spektakli do të jetë epiqendra e vëmendjes për të gjithë ndjekësit e shoubizit dhe emrat më të njohur të modelingut do të parakamojnë me koleksionin e ri të intimove. Grimi i tepërt, flokët e ngarkuara me produkte nga në të ndryshmet janë ato çka dominojnë më së shumti në paraqitjet e modeleve, për këtë arsye lind natyrshëm pyetja: si ia dalin yjet e pasarelës të jenë gjithmonë në formë? Disa nga ëngjëjt e Victoria’s Secret ndajnë me publikun jo pak sekrete bukurie, duke zbuluar se si rikthehen në gjendjen e tyre më të mirë, edhe pas aq shumë pune nga grimierët.
Bella Hadid
“Për shkak të punës intensive të grimit dhe larjes të shpeshtë të flokëve, mundohem të bëj sa më shumë maska. Nuk vendos makeup dhe pi shumë ujë, në mënyrë që ta rikthej trupin në gjendjen e mëparshme.”
Alessandra Ambrosio
“Përdor serume për fytyrën dhe dehidratoj lëkurën sa më shpesh të mundem.”
Candice Swanepoel
“Për pastrimin e thellë të fytyrës, preferoj çajin me përbërje të vajit të pemës, ashtu sikurse përdor edhe çajin jeshil.”
Gigi Hadid
“I qendroj besnike asaj që më ka mësuar mami që në moshë të vogël: nëse të del një puçër, vendosi pastë dhëmbësh. E vetmja metodë që përdor është kjo!”
Momentet më intime të yjeve në publik!
Emri i Zayn…në të pasmet e Gigi Hadid!
