E imagjinoni dot shokun tuaj të ngushtë të lidhur me ish-bashkëshorten tuaj? E anasjellta është po aq e paperceptueshme, e kur sytë e gjithë botës kthehen nga ty, vështirësinë shumëzojeni me dyfishin e të parës…Lajmi që Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë zyrtarisht bashkë, mund të ketë gëzuar shumë fansa, por krejt e kundërta ka ndodhur me Tom Cruise. Mesa duket, ‘sindroma e ish-it’ ka prekur edhe yllin e “Mission Impossible”, i cili ndihet i tradhëtuar dyfish…
Foxx dhe Cruise kanë qenë miq të ngushtë prej kohësh, deri një vit pas ndarjes së Tom nga Holmes. Shkak i prishjes së kësaj miqësie u bë romanca që lindi mes dy yjeve – Katie dhe Jamie, të cilët e mbajtën lidhjen mjaft sekrete, duke mos pranuar kurrë marrëdhënien mes njëri-tjetrit. Megjithatë, një detaj i tillë nuk i ka shpëtuar Cruise, i cili jo vetëm ka qenë që në fillim në dijeni të një relate të tillë, por as nuk e ka pritur diçka të tillë të ndodhte. Tom dhe Holmes kanë një vajzë 11-vjeçare, Suri, për të cilën dikur aktori u përfol që nuk e takonte prej vitesh. Mes shumë amgazhimesh në botën e aktrimit, mesa duket Cruise gjen kohë të mendojë edhe për ish-partneret e tij. Dhe ne që mendojmë se yjet nuk i vuajnë detaje të tilla…!