KreuCelebrity

Shifra e frikshme e teleshikuesve që ndoqën funeralin e Lady Diana-s!

Ishte një ndër figurat më të dashura për publikun, dhe e tillë mbetet dhe tani pas 20-viteve. Humbja e parakohshme e jetës në një aksident automobilistik, zhyti Britaninë në zi, që nga 31 gushti 1997, e deri më 6 shtator të po së njejtit vit. Kjo datë e fundit shënoi dhe mbajtjen e ceremonisë mortore, një pjesë e së cilës u transmetua drejtpërdrejtë në televizion. Edhe pse mund të duket një shifër e frikshme, numri i teleshikuesve të një momenti të tillë arriti deri në 31 milion, vetëm në Angli!

Princeshë Diana ishte e ndarë prej kohësh nga Princi Charles, e historitë e saj rozë u bënë disi të panumërta. Edhe pse oborri mbretëror përflitet ende si fajtor i qëllimshëm i një ngjarje të tillë, familja rojale u përkujdes për funeralin e Lady D, gjashtë ditë pas ndarjes së saj nga jeta. Duke qenë se aksdienti ndodhi në Francë, Princi Charles fluturoi drejt Parisit sëbashku me Sarah McCorquadate dhe Jane Fellowes, për të marrë trupin e ish-bashkëshortes së tij. Në atë kohë Diana, nënë e dy djemve, ishte në një lidhje dashurie me Dodi al Fayed, për të cili  pati jo pak polemika. Një përrallë me fund të hidhur ishte kjo për Diana-n…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF