Ajo vetëquhet ‘Mbretëreshë’, e të tillë e cilësojnë dhe fansat. Ditëlindja e Beyonce nuk mblodhi vetëm urime të adhuruesve, por na solli dhe një version ndryshe të femrave VIP në Hollywood, të cilat dhanë një kontribut jo të pakët lidhur me figurën e Bey. Mes shumë festimesh, mesa duket Knowles nuk ka patur vetëm një festë madhështore, por edhe një tortë spektakolare disa katëshe!
Lyer me çokollatë të zezë dhe e dekoruar me detajd ngjyrë ari, torta është porositur tek Cake Life Bake Shop në Filadelfia. Sipas Philly Magazine, dyqani mori një porosi misterioze lidhur me një tortë të tillë. Shefes së kuzhinës nuk i është dashur shumë të zbulojë të vërtetën, pasi e kishte kuptuar se shpjegimi i çdo detaji të dekorimit vinte nga stafi i Bey. Adhuruese e këngëtares, pronarja e Cake Life Bake Shop është ndjerë mjaft e emocionuar për një përzgjedhje të tillë. “Enka për një Mbretëreshë…Falemnderit Beyonce që përfshive gatimet tone në festën e ditëlindjes tënde. Ëndrrat realizohen vërtetë”, ka shkruar stafi i dyqanit në një foto të postuar në Instagram. Imazhin e plotë e gjeni më poshtë.