KreuCelebrity

Irina Shayk, me një shoqëruese të veçantë rrugëve në New York!

Kur shohim imazhin e Irina Shayk, pyetja që na vjen ndër mend është: “a nuk ishte shtatzënë deri para pesë muajsh?” Eh, fizikuni rikthyer në normalitet për aq pak kohë nuk të bën të mendosh të kundërtën. Duke qenë se New York-u është shndërruar në epiqendrën e vëmendjes për shkak të zhvillimit të javës së modës, nuk kishte se si të mungonte dhe një imazh i supermodeles rrugëve të metropolit, me një shoqëruese të veçantë përkrah.

Sëbashku me të bijën 5-muajshe, Shayk është bërë shënjestër e paparacëve, duke qenë se një dyshe të tillë nuk shihet shpesh lartë e poshtë qytetit. E vogla Lea de Seine, ishte veshur me të bardhë e rozë, ndërsa Irina mishte zgjedhur një paraqitje mjaft sportive: një fustan jeshil me kuadrata të zeza. Ky imazh vjen disa muaj pas daljes së parë publike të Lea de Seine, e cila u pa me të atin Bradley Cooper, teksa ky i fundit e kishte marrë të bijën si shoqëruese gjatë një shëtitje. Epo, me prindër kaq të famshmëm nuk kishte se su Lea të mos merrte vëmendjen e duhur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF