KreuCelebrity

Momentet më intime të yjeve në publik!

E kush tha që dashuria në Hollywood është vetëm për spektakël? Po, është e vërtetë që divorcet e ndarjet dominojnë në pjesën dërrmuese të çifteve hollivudianë, por kjo nuk do të thotë aspak se nuk ka asgjë reale në atë çka shohim së jashtmi. Me imperfeksionet e jetës reale, mes shumë angazhimesh e një karriere të korrur ndër vite, edhe VIP-at gjejnë kohën për pak intimitet me partnerët përkatës.

Anna Faris dhe Chris Pratt shpallën divorcin së fundmi, por puthjet e zjarrta në tapetin e kuq i kemi parë më shpesh nga sa e mendojmë. Teigen dhe John Legend nuk mund të përmbahen gjatë daljeve publike, pasi gjithmonë shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke u përqafuar apo duke u përkëdhelur…Nicole Kidman shkriu zemrat e të gjithë fansave kur i dhuroi një puthje të zjarrtë Keith Urban në tapetin e kuq. Këto e shumë çifte të tjerë të famshëm do t’i gjeni në galeri, e nëse e keni humbur besimin, yjet do t’ju bëjnë të besoni dhe një herë në dashuri…!