Kylie Jenner ka zbuluar në reality show-n “Life of Kylie” se ajo ka ndjekur prej disa kohësh seanca terapie mbi pasiguritë në lidhje me pamjen e saj.
Ajo i ka treguar terapistes së saj se në moshën 15-vjeçare ka ndjerë pasiguri për buzët e saj. “Kisha buzë të vogla”, ka treguar ajo.
Djali me të cilin ka përjetuar puthjen e parë e ka kritikur duke i thënë se Kylie ka buzë shumë të vogla.
“U ndjeva shumë keq”, ka pohuar ajo, “Kur ta thotë këtë djali që ti pëlqen, nuk e di pse por kjo ndikoi shumë tek unë. Nuk ndihesha e dëshiruar, as e bukur, kisha dëshirë të kisha buzë më të mëdha, prandaj i bëra me lipfillers”.
Me buzët që ka tani, nuk besojmë që 20-vjeçarja të ketë më pasiguri të tilla!












Celebrity
Bebe, fanse e çmendur e kësaj artisteje…

Celebrity
Marina paralajmëron “çmenduri” në dasmë!


Celebrity
Ermal Mamaqi duet me… Saimir Tahirin!




