Ato janë që të dyja personazhe femërore të njohur të ekranit dhe shumë të dashura për publikun shqiptar! Gëzojnë një miqësi prej shumë vitesh. Për kë bëhet fjalë?
Gazetarja e njohur Ulpiana Lama, sot një diplomate në Paris, na ka zbuluar se ajo gëzon një miqësi të hershme e të rrallë me një tjetër personazh të rëndësishëm të ekranit! Ulpiana është shoqe fëmijërie me juristen Eni Çobani!
Dy mikeshat janë ritakuar në festën e 20-vjetorit të emisionit “Opinion”, ku edhe kanë pozuar së bashku. Ja se si shprehet Ulpiana për Enin: “Me këtë gocën, që dikur kishte dy gërsheta të artë e të njëjtët sy magnetik ngjyrë deti, e kam nisur ditën e parë të shkollës. Nga çerdhja bashkë; mos me lër të gaboj Eni Çobani”.
Edhe për Enin mund të themi se kjo miqësi është mjaft e rëndësishme, ja se si i përgjigjet ajo mikeshës Ulpiana: “Që nga ajo ditë yll bashkë dhe më lumturon fakti që sytë tona shkëlqejnë njësoj dhe zemrat na kërkojnë gjithmonë të jenë afër edhe pse fizikisht jeta na ka ndarë. Je vërtetë dashuri e ditëve më të dëlira të jetës sime!”
Një shoqëri e bukur dhe e veçantë kjo e Ulpianës dhe Enit, që daton prej çerdhës, ka rezistuar, e mes dy mikeshave nuk ka ndryshuar asgjë!






Bebe, fanse e çmendur e kësaj artisteje…

Marina paralajmëron “çmenduri” në dasmë!


Ermal Mamaqi duet me… Saimir Tahirin!






Momentet më intime të yjeve në publik!




