KreuCelebrity

Kastro Zizo, një urim origjinal për të sapomartuarit

Një nga të ftuarit VIP në dasmën e Marinës dhe Getit ishte dhe Kastro Zizo, i cili nuk nguroi të ndante me fansat në rrjetet sociale momentet më interesante të eventit. Edhe pse femrat ia u rrëmbejnë vëmendjen meshkujve në raste të tilla, Kastro bëri diferencën me një urim krejt origjinal. Video e postuar në My Story paraqiste çiftin në kërcim e sipër, e ky mesa duket ka qenë çasti më i rëndësishëm i mbrëmjes për këngëtarin.

Sipër e shkruar mbi video shihet: “Më hapët punë…Do martohem prapë! U trashëgofshi shokë!” Një batutë e tillë vjen si një ide e veçantë për të uruar një ditë të rëndësishme siç është dhe ajo e martesës. Nga ana tjetër, pas dy ndarjesh zyrtare, Kastro shpesh ka ironizuar idenë e martesës, duke theksuar shijen e hidhur që lë divorci. Kështu, duket se kjo frazë e ardhur nga këngëtari mbart nota humori për të dyja palët. Epo, nuk jemi mësuar ta shohim Kastron më ndryshe se kaq, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF