Sa e sa herë kemi folur për Beyonce-n dhe format e saj bombastike, sidomos pas lindjes së binjakëve? Fotot dhe videot e publikuara në profilin zyrtar në Instagram, të bëjnë të mendosh: ‘a nuk lindi Bey para pak muajsh?!’ Thamë se sa e angazhuar ishte këngëtarja në palestër…por, mesa duket, vizita e fundit e Knowles në Houston i ka kushtuar jo pak! E kjo, falë fansave që kanë publikuar dy imazhe të Bey, të shkrepura me aparatet e tyre personale.
Edhe pse nuk mund të flasim për shëndet të tepruar, diçka është e sigurt: Beyonce nuk gëzon ende trupin që paraqet në postimet e veta në rrjetet sociale! Me ca kilogramë më tepër mbi supe, e me veshje të ngushta për ta fshehur këtë fakt, artistja duket shumë herë më ndryshe nga ajo çka jemi mësuar të shohim gjithmonë. A është ky problem? Aspak, për aq kohë sa është fare e natyrshme që trupi i femrave të ndryshojë për pak kohë apo dhe për më gjatë, pas lindjes së fëmijëve. Nga ana tjetër, Beyonce pretendon se të pranosh veten ashtu siç je, është një akt tipik prej feministeje luftarake (kauza e preferuar e këngëtares). Dhe fansat tashmë po pyesin veten: pse Bey po vepron krejt ndryshe? Le të themi se artistja ka zhgënjyer jo pak në këtë pikë. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë të Knowles.














Bebe, fanse e çmendur e kësaj artisteje…

Marina paralajmëron “çmenduri” në dasmë!


Ermal Mamaqi duet me… Saimir Tahirin!


