Ju kujtohet kur shkruajtëm për projektin e ri e të Klaudias në Amerikë? E pamë në studion më të madhe koreografike në Los Anxhelos, e pritëm me padurim ardhjen e performancës së Pepës, për sytë e publikut shqiptar e atij të huaj. Fotot e para të ndara me publikun i përkasin muajit të shkuar, e gjatë kësaj kohe fansat komentuan shumë paraqitjen, veshjen e zhveshjen e balerinës në plazh. Mesa duket, Klaudia i ka lënë pas kritikat bashkë me stinën e verës, pasi video më e fundit e postuar në Instagram na adreson në një tjetër dimension!
Klipi pak-sekondësh sekuencë tregon Pepën teksa performon disa lëvizje koreografike, e vetëm në fund zbulohen edhe dy kolege të tjera të saj, njëkohësisht pjesë e këtij filmimi. Klaudia ka zbuluar një fakt tejet interesant, nëpërmjet një përshkrimi poshtë postimit: “E kush e kishte idenë? Paketa e njëmbëdhjetë kërcimeve të mia fillon me “K”, për të vazhduar më tej me atë që pritet L A U D I A P E P A”. E vërtetë, kujt ia kishte marrë mendja se do të shihnim një risi të tillë nga Klaudia? Pas një vere kaq të gjatë e të drejtuar pa sens kundrejt figurës së balerinës, më në fund po mund të flasim për atë së cilës ajo realisht i përket: kërcimit si art në vetvete! Më poshtë do të gjeni një imazh të postimit të Pepës në Instagram.















Bebe, fanse e çmendur e kësaj artisteje…

Marina paralajmëron “çmenduri” në dasmë!


Ermal Mamaqi duet me… Saimir Tahirin!

