Edhe një super-modeleje si Gigi Hadid mund t’i ndodhin të papritura para apo gjatë shfaqjes. E tillë ka qenë mbrëmja e djeshme, kur Gigi parakaloi në pasarelën e Anna Sui për javën e modës në New York…në të cilën u shfaq pa njërën këpucë! Një keqfunksionim i garderobës ka detyruar modelen të shfaqet me njërën këmbë të zbathur në sytë e të pranishmeve, dhe e dini se çfarë? Hadid ia doli për së miri!
Ishte padyshim e vështirë për Gigi-n të ruante ekuilibrin duke mbajtur veshur vetëm njërën sandale me platformë të lartë, por në asnjë çast e dashura e Zayn Malik nuk dha idenë se mund të rrëzohej në ndonjë moment të caktuar. Si për të mos mjaftuar gjithë ky profesionalizëm që Hadid shpalosi në pasarelë, në mbyllje të shfaqjes, motra më e vogël, Bella, e ndihmoi Gigi-n në parakalimin e fundit, duke u shfaqur krah për krah saj. Një gjest i tillë i ka mahnitur të gjithë të pranishmit, të cilët nuk kanë nguruar të filmojnë çaste të tilla. Më poshtë do të gjeni videon e plotë. Shumë guxim, Hadid, apo jo?
https://twitter.com/eiffeltyler/status/907390921045630976



















