Kate Hudson, edhe pse jo me famën e Jennifer Lopez, është një ndër ata të paktë yje që të bëjnë të pyesësh veten nëse vërtetë kanë ndalur kohën apo jo? Fiziku perfekt, fytyra pothuajse e paprekur aspak nga mosha të shtojnë pëlqimin oër figurën e Hudson. Kështu, jo më kot të zgjohet dhe interesi për dietën e aktores, që duke u nisur nga pamja e saj e jashtme, mendon se regjimi strikt që ndjek është pothuajse i pamundur për t’u ndjekur. Realiteti? Ndodh krejt e kundërta! Më poshtë do të gjeni gjithç ka konsumon Hudson në përditshmëri, dhe do të shihni se këtu po flasim realisht për ‘genetiken’!
Mengjesi nuk është vakt për Kate Hudson!
Eh, e kuptojmë që tashmë po ju kujtohen të gjitha herët që keni lexuar mbi rëndësinë e mëngjesit…por, Hudson as që do t’ia dijë! “Nuk jam nga ata njerëz që zgjohen të uritur”, ka deklaruar Kate, “E kam kuptuar që kur konsumoj ushqim në mëngjes, haj më pak gjatë ditës, ose aq më keq, nuk ndalem së ngrëni gjatë mbrëmjes.”
Eksperimenton me dietën ‘kimike’
Hudson preferon dietën alkaline, që do të thotë se aktorja përpiqet të shmangë ushqimet super-acidike dhe 60% nga 80% të kalorive të saj burojnë nga djathi i bardhë, kikirikët, frutat dhe perimet. Me pak fjalë, mishin apo glutenin, përpiqet t’i evitojë sa më shumë.
Nuk konsumon gjithmonë ushqim të shëndetshëm
Dy mëkatet e ëmbla të Hudson? Pica e Haëaii-t dhe makaronat e mbuluara me djath. Përpos ndjekjes së rregullit: ‘vakte të vogla, sa më shpesh përgjatë gjithë ditës’, një herë në javë Kate preferon të shkojë në ndonjë restorant dhe të konsumojë ushqime të pashëndetshme. Epo, ku ka më mirë!
E dashuron kafen!
Nëse shikon me vëmendje Instagram-in e Hudson, ç farë vihet re më së shumti është një temë e vetme ushqimi: kafe, kafe dhe kafe. Kështu e nis ditën, ashtu sikurse e përdor për rifitimin e energjive gjatë pasditeve të ngarkuara.Jo dhe kaq e vështirë, apo jo?



















