“Andi im”, kështu e cilësoi Balina Bodinaku partnerin, gjatë intervistës ekskluzive për bordo.al…Nuk mund të mos mbeteshin këto dy fjalë në mendje, sidomos në një kohë kur rrëfimet e personazheve mbi dashurinë nuk gjejnë shumë nota romanticiteti. E këtë na e kujtoi jo më kot, foto më e fundit e Balinës në profilin në Instagram, ku shihet krah për krah Andi Bushatit. Si gjithmonë e buzëqeshur, imazhi nuk është i vetmi element që Bodinaku ndan me ndjekësit e saj, sepse natyrshëm vëren edhe një detaj tjetër poshtë postimit; tre fjalë, por jo pa kuptim: “Momente si këto…”
Kaq i është dashur Balinës për të përshkruar atë çka ajo vetë i konsideron si çastet më të lumtura me njeriun e duhur përkrah. E nëse sheh me vëmendje llogarinë e Bodinakut në rrjetet sociale, imazhe të këtij lloji jo vetëm që nuk mungojnë, por le të themi se janë mbizotëruese. Një zgjedhje të tillë e rastisim në pak emra të njohur të ekranit, por Balina është një rast ndryshe. Siç e thekson dhe ajo vetë në intervistën e lartpërmendur, Andi, nga ana e tij, është mjaft diskret lidhur me jetën personale. “…ai do tallet me mua e do më ngacmojë një vit rresht, pasi të lexojë këtë”, u shpreh Balina duke qeshur, kur falenderoi “…Zotin, universin apo çdo lloj force apo rrethane, që e solli [Andin] në jetën time.” Eh, nuk do të ishte keq të shihnim të njejta grimca lumturie, dashurie, romance edhe nga shumica, apo jo?