KreuCelebrity

Vajza e Catherine Zeta Jones, kopje perfekte e së ëmës!

Java e modës në New York ka sjellë në qendër të vëmëndjes më shumë se çdo herë tjetër jo vetëm personazhet e kategorisë A, por edhe fëmijët e tyre. Ndër emrat dallues mund të përmendim Kaia Gerber, vajzën e Cindy Crawford, që njëkohësisht parakaloi në pasarelë si një ndër supermodelet më të reja; pamë djalin e Snoop Dog, Cordell Broadus, i cili bëri daljen e tij të parë si model për sfilatën e Philipp Plein. Ndërsa, dita e djeshme gjeti në këtë event Carys Zeta Douglas, vajzën adoleshentë të Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas.

Ndryshe nga emrat e lartpërmendur, Carys ishte pjesëmarrëse në sfilatë si publik, e jo si modele. Por, kjo bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ajo, e jo më kot! Ulur në rreshtin e parë të spektaklit të Michael Kors, nuk kishte si mos të dallonte ngjashmëria e madhe që Zeta Douglas ka me të ëmën, sidomos kur kjo e fundit ishte në moshë fare të re. Veshur me një bluzë të zezë me shpatulla të zbuluara, Carys ishte kombinuar më së miri me Catherine, e cila kishte përgjedhur të njejtën ngjyrë për fustanin me dekolte të hapur e rrip lëkure në mes.

Çfarë bëri më shumë përshtypje ishte dhe pozicionimi i njëjtë në karrige i dyshes nënë-bijë, në çastin kur modelet po parakalonin në pasarelë. Ulur pranë tyre qendronin dhe aktoret Nicole Kidman dhe Naomi Watts.

Duket se si Carys, ashtu dhe Catherine e kanë shijuar së tepërmi këtë eksperiencë, e nuk mund të mungonte as një foto e të dyjave me dizanjerin, siç e do ‘zakoni’. Ku i dihet, ndoshta pas disa vitesh, Zeta Douglas do të lërë karrigen e të ftuarit, për t’u ngjitur në platformën e pasarelës…Ose ndoshta, do të zgjedhë rrugën e aktrimit, ashtu sikurse prindërit e gjyshi i saj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF