KreuCelebrity

Ja si përgatiten për prova Rita Ora dhe Elvana…!

Menduam se nga Elvana Gjata do të shihnim në vijim vetëm foto ‘fashion’, por më në fund këngëtarja vendosi të dëshmonte se po merret edhe me atë çka jemi mësuar ta shohim gjithmonë: muzikën. Mbrëmjen e djeshme, një tjetër postim është parë në profilin e Instagramit të Gjatës, ku kjo e fundit shihet pranë një pianisti në një ambient disi të zbrazët. “Prova”, ka shkruar më poshtë Elvana, duke na shtyrë drejt kuriozitetit, nëse së shpejti do të shohim ndonjë projekt të ri ose jo.

Nga ana tjetër, me shumë pak orë diferencë, të njejtën gjë e gjejmë edhe tek profili i Rita Orës. Pas Berlinit, Rita i është drejtuar Londrës, për të punuar mbi këngën e re. Edhe pse siç e ka zakon, me shumë postime fotosh e videosh, artistja ka treguar se në pak kohë do të dëgjojmë një tjetër hit nga Rita. Si gjithmonë plot humor dhe energji, Ora zbulon zyrtarisht vetë mbi atë çka pritet të shohim më tutje. Një vendim të tillë nuk e gjejmë tek Elvana, e cila preferon t’i lërë detajet më të pazbuluara. Vjen kjo nga ndonjë pasiguri e mundshme për projektet në vijim apo këngëtarja mendon se kjo është një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendje? Edhe pse nuk ka një përgjigje të sigurt, shpresojmë që Elvana të paraqitet shumë shpejt me diçka ndryshe. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF