Moderatorja Eva Murati është prej disa kohësh prezantuese e programit sportiv “Champions League” në televizionin Vizion Plus, një nga më të dashurat e ekranit shqiptar. Po çfarë mendon ajo, lidhur me këtë eksperiencë? Ja si shprehet ajo, e ftuar në një emision televiziv:
“E kam patur shumë të vështirë dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të drejtoja një emision të tillë, sepse nuk e kam patur shumë qejf stereotipin që ekziston në Shqipëri për prezantueset sportive. Gjithmonë kam punuar shumë, isha një vajze shumë serioze për sa i përket prezantimit dhe doja t’i qëndroja larg këtij lloj stereotipi. Në “Champions” e kam gjetur veten shumë mirë, kam patur kohën time, gjithçka dhe publiku ka qenë kryesori dhe ma ka dhënë menjëherë përkrahjen, nuk më ka paragjykuar, nuk ka parë vetëm një bukuroshe që qëndron në studio por ka parë që edhe përfshihem. Kjo ka qenë pjesa kryesore që mua më ka dhënë më tepër energji dhe e kam marrë me shumë qejf për të vazhduar”.
Ajo shton se “Kjo është magjia e futbollit, i bashkon të gjithë për disa minuta, të gjithë kënaqen dhe harrojnë probelemet e gjërat e përditshme kur bëhet fjalë për elitën e futbollit siç është “Champions League”.
Bukuroshja është bashkëprezantuese në këtë emision së bashku me gazetarin sportiv Andi Nuraj.

Alban Skënderaj na kthen në vitin ‘93!


Dren Abazi për martesën: “Larg qoftë!”





Shakira dhe Pique drejt ndarjes?!




Shokon aktori: “Qaj katër herë në ditë!”



Dua Lipa përkujton këngëtaren e njohur

Shumë urime, princ Harry!



