E mbani mend se ju treguam disa skena nga xhirimet e klipit të ri të këngëtares Rita Ora në Nju Jork? Madje që fotografi e kishte kapur edhe në një moment të sikletshëm gjatë performancës së saj?
Rita i ka përfunduar xhirimet dhe është kthyer në Londër, për përgatitjet e MTV European Music Awards. Përveçse është e nominuar në tre kategori ajo vjen për herë të parë në eksperiencën si prezantuese e këtij eventi të rëndësishëm muzikor i cili do të mbahet në Wembley në 12 nëntor.
Por, surprizat nuk mbarojnë me kaq! Gjatë një interviste live ne Facebook për MTV, Rita ka zbuluar se aty do të performojë edhe këngën e saj më të re, klipi i së cilës u xhirua në Nju Jork e do të prezantohet në 20 tetor. Pas “Your Song” e “Lonely Together”, kënga e saj e radhës titullohet “Anywhere”.









Franco Noriega, chef-i superseksi


Një akt bamirësie nga Erik Fullani!





Luna, një kopje e John Legend!



