Aktori i njohur Elvis Pupa i cili prej vitesh ndodhet në Amerikë me familjen është i pranishëm për ndjekësit shqiptarë përmes rrjeteve sociale. Ai bëri të ditur lajmin se nuk do të jetë më pjesë e Digitalb dhe “M’fal për shprehjen”, një emision i cili e solli më pranë publikut shqiptar humorin e tij.
Elvisi zbuloi se puna për një emision të ri ka nisur, ku përveçse aktor do të jetë edhe producent. Ndërkohë, ai na ka dhënë një lajm tjetër: Po punon për një këngë të re! Ja seç shkruan Pupa për foton e tij të fundit, në të cilën shihet në një studio regjistrimi muzikor: “Fiks 10 vjet pas këngës “Si pasha” me Big Mamën, përsëri në studion e kompozitorit Alban Furtuna. Prisni dot ?”
Sigurisht që na kujtohet të gjithëve bashkëpunimi “Si pasha” dhe “Ditari i krokodilit”, me siguri që në dhjetë-vjetorin e kësaj këngë Elvisi do të sjellë një projekt me po aq ritëm e humor! Po e presim!


Kush e përloti Eni Çobanin?








Si e uroi Bojkeni Semin për ditëlindje?

Dua Lipa i mbledh të gjithë bashkë!







Brooklyn Beckham rikthehet tek Moretz?

Pique: “Shqipëria është një skuadër që…”
