KreuCelebrity

Grupi ynë i preferuar i adoleshencës drejt ribashkimit?

Në shfaqjen e Super Bowl Halftime për vitin 2018, është bërë publik lajmi se këngëtari i njohur Justin Timberlake do të jetë një prej performuesve, 13 vite pasi performoi duet me Janet Jackson. Ai do të ndiqet nga Jay-Z dhe mendohet se shfaqja do të vijojë me grupin NSYNC.

 

Ka qenë një prej anetarëve të ish-grupit tuaj të preferuar gjatë viteve të adoleshencës që ka bërë publik lajmin, Joey Fatone. Gjatë një intervistë ai ka treguar se nëse janë të gjithë dakort, do t’u bashkohen Timberlake në skenë.

NSYNC u shpërbënë si grup në vitin 2002 dhe për t’u ribashkuar në vitin 2013 me  një tribut ndaj Michael Jackson në skenën e MTV Video Music Award. A mund të ndodhë ky ribashkim në Super Bowl? Përpara se të nxirrni audiokasetat, posterat apo bluzat me stampën e NSYNC, na mbetet të presim për konfirmimin e Justin Timberlake!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF