KreuCelebrity

Cilët janë shqiptarët e nominuar në MTV European Music Awards?

Edicioni i këtij viti i ndarjes së çmimeve të “MTV European Music Awards” i cili do të mbahet në Londër në 12 nëntor u shoqërua me lajmin e bujshëm se në pozicionin e prezantueses së këtij eventi do të shohim yllin  e pop-it Rira Ora!

Ajo vetë na bëri të ditur se krahas nominimeve (Best Look) do të ishte për herë të parë edhe në eksperiencën e prezantueses, në të cilën u shpreh se do të argëtohej shumë! Pas Ritës, të nominuar janë Dua Lipa dhe Ermal Meta! Të dy kanë ndarë lajmin në profilet e tyre përkatëse në Instagram.

Dua Lipa ka lajmëuar se është e nominuar në  kategoritë Best Look dhe Best New, duke i kërkuar fansave që ta votojnë online.

Ermal Meta ishte një surprizë e vërtetë! Ai është nominuar për Best Italian Act dhe ka ndarë këtë lajm i lumtur me ndjekësit e tij.

Billboard ka publikuar listën e plotë të artistëve të nominuar dhe listën e kryeson Taylor Swift, Shawn Mendes, Kendrick Lamar dhe Ed Sheeran. Na mbetet të presim datën 12 për të ndjekur shfaqjen e ndarjes së çmimeve MTV EMA!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF