Tashmë Dukesha e Kembrixhit është më mirë nga gjendja shëndetësore. Planet e saj për të lindur fëmijën e tretë në Kensington Palace kanë shtuar interesimin e grave britanike për të lindur në shtëpi. Qëkur Middleton ka shprehur këtë dëshirë për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, janë shtuar edhe kërkesat e grave britanike me 44%.
Kate dëshironte që të lindte në Kensington Palace edhe vogëlushen Charlotte, por nuk mundi pas këshilimeve mjekësore që mori. Familja mbretërore nuk e ka konfirmuar ende nëse e kanë vendosur, por as e ka mohuar si mundësi.
21% të të rriturve, sidomos nënave që u bënë pjesë e një sondazhi në Britaninë e Madhe pohuan se inspirohen prej familjes mbretërore në lidhje me shtatëzanitë. Vetë drejtoresha e mamive, Linda Ryceland pohoi rritjen interesimit dhe kërkesave për lindje në shtëpi. Sipas saj, nënat e reja e shohin si një mundësi të arritshme e të përballueshme. Ajo ka shtuar se edhe gratë e udhëhequra nga karriera profesionale dhe partnerët e kanë mbështetur këtë ide.





Dafina Zeqiri, po vjen klipi “Told Ya”



Kujt i dedikohet “Më mbaj”?


Kate ka një rrëfim në lidhje me Leon…

Atmosferë festive në shtëpinë e Fevziut!




Elvana dhe Era, mike apo konkurrente?


Obamat shpërngulen në Nju Jork?


Ndahet nga jeta legjenda e rrokut…
