KreuCelebrity

Elvana dhe Era, mike apo konkurrente?

Kënga e fundit e Era Istrefit pasi i la të gjithë fansat e ndjekësit në pritje për një kohë të gjatë erdhi me një klip i cili jo vetëm që pati bum shikimesh që nga momenti i publikimit në Yotube, por u përkrah mjaft edhe nga artistët e tjerë.

Bashkëpunimi me reperin e njohur French Montana me titull “No I Love Yous” është pëlqyer e shpërndarë nga shumë këngëtarë e artistë shqiptarë, madje edhe nga vetë 50 Cent. Listës së tyre u është shtuar Elvana Gjata e cila pak më parë ka ndarë në Instastory foton që ka Era ka si imazh të klipit të ri, bashkangjitur me linkun për ta parë në kanalin Youtube.

Kjo tregon se mes dy artisteve të reja që po ngjisin shkallët e karrierës muzikore ndërkombëtare ka një marrëdhënie të mirë mes kolegesh që vlerësojnë artin e njëra-tjetrës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF