KreuCelebrity

Më në fund, Albi Nako shpjegon pse qau tek “Rudina”

Javë më parë, koreografi i njohur Albi Nako ishte i ftuar në programin e pasdites në Klan “Rudina”. Gjatë këtij emisioni, balerina Klaudia Pepa i kishte dërguar ish-bashkëshortit një video-mesazh përshëndetës në të cilën ajo e quante Albin vëlla. Ky ishte nje moment mjaft emocionues për Albin i cili u shoqërua me lotë nga ana e tij. Gjendja e tij emocionale është shoqëruar me komente të ndryshme në rrjetet sociale ditët në vijim.

Gjatë mbrëmjes së sotme në “Dance with me”, me të filluar spektakli moderatorja Alketa Vejsiu i është drejtuar Albit, një prej anëtarëve të jurisë,  dhe ka kërkuar t’i shpjegojë pse qau te “Rudina”. Koreografi është përgjigjur shkurt e me sinqeritet: “70% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, loti është dukuri e natyrshme. Kjo pyetje nuk i bëhet artistit sepse artisti ka ndjenja. Nuk ishin lot qepe, ishin të vërteta”.

Si ju duket përgjigja e Albit?

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF