KreuCelebrity

Përfundojnë “Invictus Games”, Markle merr një puthje nga princi!

Është zhvilluar mbrëmë ceremonia e mbylljes së “Invictus Games” në Toronto, një event i rëndësishëm e i ideuar nga princ Harry. E dashura e tij tashmë prej një viti, Meghan Markle, tregoi mbështetjen e saj ndaj princit gjatë gjithë këtyre ditëve. Çifti u pa për herë të bashkë, të kapur dorë për dorë ne publik.

Aktores së  “The Suits” i është bashkuar edhe e ëma një instruktore joge dhe punonjëse sociale, Doria Radlan në ceremoninë e mbylljes dhe që të dyja e kanë ndjekur eventin nga ambientet luksoze vip. “Invictus Games” u mbyll me fjalimin e princit Harry si edhe me performacat e artistëve të njohur Bruce Springsteen, Bryan Adams, Kelly Clarkson, Bachman & Turner dhe Coeur de pirate.

Pasi ka përfunduar me fjalimin, Harry është drejtuar në zonën Vip tek e e dashura e tij dhe e ëma e saj. Ata janë argëtuar duke qeshur, kërcyer dhe madje është fotografuar edhe kjo puthje mes tyre! Tani na mbetet të presim propozimin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF