Pjesëmarrja e Linda Reit në edicionin e katërt të “Dance with me” bëri shumë bujë. Po kështu edhe debatet gjatë spektaklit apo largimi i saj i papritur! Debate mbi termin “Transgjinore” zgjatën me ditë të tëra dhe vijuan me ofendime në rrjetet sociale mes Lindës e Rudina Magjistarit.
Ashtu siç ju treguam dy ditë më parë, ditën e premte produksioni i shfaqjes bëri zyrtar largimin e Linda Reit nga gara e kërcimit, me arsyen se ajo nuk ishte përshtatur dot me këtë format pasi me natyrën e saj të ndjeshme nuk ka përballuar dot presionin mediatik apo reagimet e publikut. Produksioni ka theksuar se Linda është tërhequr me keqardhje nga rrugëtimi të cilin e nisi me shumë dëshirë.
Rei ka vendosur të thyejë heshtjen përmes profilit të saj në Instagram! Ajo ka treguar se njoftimi nga produksioni është i turpshëm dhe i pavërtetë: “Turp t’i vijë atij ose asaj që ka bërë këtë shkrim. I sajuar dhe çdo fjalë është gënjeshtër!”
Më tej ajo shton: “Shumë shpejt do them unë përse u largova nga DWM… Kisha vendosur të mos them gjë, por në momentin që thuhen gënjeshtra nga produksioni atëherë do them unë të vërtetën me mesazhe dhe fjalë që janë akoma të printuara… së shpejti në emisionin e parë që do më mbushë mendjen do keni sqarimet e mia”.
Shumë shpejt, Linda do të na tregojë me fakte të vërtetën e këtij largimi të papritur!