KreuCelebrity

Ja se si Kourtney e ka deklaruar shtatzëninë e Kylie-t!

Lajmet mbi shtatzëninë e Kylie Jenner nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht, por çdo ditë e më shumë po përflitet mbi vërtetësinë e këtij ndryshimi në jetën e Jenner. U tha se përfaqësuesi i Keitlyn Jenner e kishte pranuar lajmin, por Kim Kardashian e mohoi menjëherë diçka të tillë. Kriss Kardashian e ka lënë të hapur një temë të tillë, ndërsa rrjeti po vlon për të mësuar të vërtetën.

Nga ana tjetër, Kourtney Kardashian ka postuar pak kohë më parë një shprehje shumë të dyshimtë. Në një nga fotot e saj me Kylie-n dhe Khloe, Kourtney ka shkruar: “Në jetë, e kupton se ka çdokush që takon ka një rol të caktuar. Disa do të testojnë, disa do të të përdorin, disa do të të dashurojnë dhe disa do të të mësojnë. Por ata që janë vërtetë të rëndësishëm do të nxjerrin më të mirën prej teje. Janë njerëz të rrallë që të kujtojnë se pse ia vlen e gjitha!” Një frazë e tillë, e cituar nga një i panjohur, bën të dyshohet se Kourtney ka kohë që është në dijeni të shtatzënisë së Kylie-t. Tashmë, pritet vetëm komformimi zyrtar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF