Këngëtarja Rita Ora, pas publikimit të klipit të ri “Lonely Together”në bashkëpunim me Avicii-n, na ka bërë pjesë të një tjetër lajmi të gëzueshëm për të!
Ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale se do të jetë prezantuesja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV EMA(Europe Music Awards) për këtë vit. Ky event do të mbahet në Londër, në vendin ku këngëtarja është rritur e formuar si artiste.
Ora ka treguar se këtë event muzikor e ndjek prej vitesh dhe është e lumtur për eksperiencën që do të ketë, të cilën me siguri do ta shijojë shumë. Ndarja e çmimeve MTV EMA, do të mbahet në datën 12 nëntor, në Wembley të Londrës. Përveçse prezantuese e spektaklit, Rita është edhe e nominuar në kategoritë: video më e mirë, artistja me paraqitjen më të mirë dhe artistja më e mirë femër.



Ilva Tare bëhet nënë për herë të dytë!


Nën shënjestrën e Lorit…




Në shtëpinë e Klaudia Pepës…




Surprizon Vesa Luma me një look të ri!


Flori Mumajesi në Times Square?!




