KreuCelebrity

Debatet s’paskan të sosur! Përfshihet edhe Miriam Cani me ndjekësit e saj për…

Këngëtarja Miriam Cani, është gjithmonë e më shumë e pranishme në rrjetet sociale dhe ajo që të bie në sy në profilin e saj janë ndjekësit, të cilët i mbushin postimet e saj me komplimente pafund.

Gjatë ditës së sotme këngëtarja ka ndarë një foto në Instagram në të cilën mes shumë urimeve dhe komplimenteve për bukurinë e saj natyrale, një ndjekëse i shkruan se duket e fallco me vetullat që sipas saj janë shumë të trasha. Miriami vendos t’i replikojë ndjekëses duke u përgjigjur “Sepse kështu më pëlqen mua!”. Ka mjaftuar një koment dhe vetullat e këngëtares janë bërë objekt i një boom-i komentesh mbi këtë temë! Ja disa prej tyre: “Vetullat i ke shuumë mirë, më pëlqejnë shumë, po të them të drejtën u habita pak nga ky komenti yt”, “Miriam je shumë e mirë se këtë s’e vëmë në dyshim ne si publik i gjerë ama vetullat i thekson shumë dhe një bionde pa make up me vetulla të zeza korb nuk ngjan aspak bukur! Mendim audience dhe jo personal!”, “Vetullat yll mua më pëlqejnë shumë. Ndonjë sugjerim ku i ke rregulluar? Je kukull.”

Duket se në rrjetet sociale jemi të gjithë përpara kritikave nga më të çuditshmet, sidomos personat publikë! Si ju duken opinionet e followers-ave?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF