Pak ditë më parë aktori Jul Deda duke marrë spunto prej largimit të Florjan Binajt i cili rezultoi i përkohshëm nga “Portokalli”, bëri një status mbi gjithë kastin e të larguarve prej këtij spektakli duke vënë theksin mbi regjisorin Basha si shkaktar të këtyre largimeve.
Sot, Basha i ftuar në një program mëngjesi e ka prekur edhe këtë temë, pa e përmendur emrin e Jul Dedës, por duke thënë: “Portokallia mund t’ia dalë edhe pa mua dhe pa këdo që është aty. Sigurisht që këto lloj akuzash nuk janë të reja për mua. Nuk i jam përgjigjur sepse nuk mund t’i përgjigjem çdo njeriu që jeton me kokën mbrapa, që jeton në kohën kur ishte i suksesshëm. Këtyre njerëzve unë u kam hapur dyert, u kam ndërtuar karrierën. Ai ka shtuar: “Në 14 vite, nuk mund të shpresoj që ata aktorë që hynë në fillim, të jenë të njëjtët edhe sot. Këta individë nuk janë larguar të gjithë për të njëjtën arsye. Dikush ka dashur të ndjekë karrierën jashtë shtetit, dikush ka dashur të studiojë. Sigurisht disa janë larguar për punë disipline. Përpjekja për t’ia vënë fajin gjithë historisë së largimeve emrit tim është një problem personal, gati-gati patologjik. Është një fiksim që unë natyrisht do ta toleroj sepse nuk merrem me individë që lë rrugëve”
Edhe pse nuk përmendi një emër konkret regjisori i shfaqjes “Portokalli” ka zgjedhur t’u kundërpërgjigjet akuzave dhe pakënaqësive të Dedës në këtë mënyrë, duke sjellë në vëmendje se bashkëpunimi me të u ka ndërtuar karrierën shumë aktorëve në Shqipëri.



Flori ka dy fjalë për ndjekësit…




Rikthehet… Xhemi Shehu!



Linda Halimi shokon me të pasmet!









