KreuCelebrity

Çfarë mendon Anna Wintour mbi javën e Modës në Milano?

Sigurisht që një figurë si Anna Wintour, kryeredaktorja e revistës prestigjioze Vogue America nuk mund të mungonte në eventin e Javës së Modës në Milano. Po çfarë mendimi ka ajo mbi gjithë këtë shfaqje mode?

Wintour është shprehur se moda është një ëndërr dhe nuk mund të gjesh askund tjetër printe ëndrrash e ngjyrash ashtu si në Itali. “Ndonjëherë Milano humbet në modë, por në këtë sezon stilistët italianë i treguan botës modën e vërtetë milaneze.”, thotë Wintour. Asaj i kanë bërë përshtypje Marni, Dolce & Gabbana, Prada, me shfaqjet e tyre plot pozitivitet e lumturi. Pa harruar edhe momentin kulminant e surprizues nga Donantella Versace për të kujtuar të vëllanë, Giannin, duke risjellë në pasarelë për nder të tij topmodelet e viteve ‘90-të me fustanet gold.

Zonja e Vogue, e cila njihet për prerjen e flokëve me baluke dhe syzet e diellit pa të cilat nuk del kurrë, ka një shije të hollë mbi modën dhe është një figurë e rëndësishme që përkrah stilistët e rinj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF