Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, Fiori Dardha dhe partneri i saj Iljard Shaba kërcyen nën tingujt e “Grande amore” të grupit Il Volo. Përpara se juria të gjykonte këtë përformancë, Fiorit i kishin realizuar një surprizë mjaft emocioniuese, ishte pikërisht nga djali i saj Abeli.
Ai u shfaq në videon në të cilën i thoshte nënës së tij fjalë zemre si : “Mami të dua shumë”, “Kërcen bukur”, “Të kam shumë xhan”, “Je shumë e bukur, të dua shumë”. Fiori është emocionuar nga kjo e papritur e është përlotur! Por, surpriza e vërtetë e mbrëmjes ishte Abeli që ngjitet në skenë e kërcen me Fiorin nën melodinë e “A te” të Jovanottit!
Nuk kishte mënyrë më të bukur për moderatoren e Boom, për të mbyllur konkurimin e natës së sotme!

Linda Halimi shokon me të pasmet!










Getoari në Xhamajka, po Marina ku është?


Mëngjes plot ngjyra për Miriam Canin!






