Ju kujtohet martesa e famshme vetëm 72-ditore mes Kim Kardashian dhe Kris Humphries? Eh, jo çdokujt i kujtohet. Lidhja me basketbollistit dhe Kardashian zgjati ndoshta më shumë se vetë statusi martesor, e kjo është një ndër periudhat e jetës që Kim pendohet më së shumti. Por, në intervistën e fundit, Kardashian ka shokuar deri diku fansat, e kjo jo pa arsye!
Kim ka zbuluar se shumë më para dasmës me Humphries, ajo dhe Kanye kishin kontakte të vazhdueshme. “Ndërrova komplet drejtim dhe mu desh të kaloja shumë deri sa të kuptoja se çfarë doja në të vërtetë”, ka zbuluar bashkëshortja e West. Me pak fjalë, kur Kim dhe Kris kanë thënë “po” në altar, Kanye ishye një protagonist i padukshëm në prapavijën e kësaj romance. Gazetari e ka pyetur Kardashian nëse gjatë martesës 72-ditore, ajo dhe West ngacmoheshin me njëri-tjetrin, ndërsa Kim është shprehur: “Po, flisnim me njëri-tjetrin”. Por, intervistuesi nuk është mjaftuar me kaq, duke ritheksuar dhe një herë: “Flisnit apo ngacmoheshit?”…Kardashian është vënë aq shumë në siklet, saqë është detyruar të thotë se nuk i kujtohet shumë situata dhe ndoshta kishte ndodhur pak nga të gjitha….Upssss!





Elvis Pupa, jo më pjesë e Digitalb!




Ja si u njohën Marina dhe Getoari!





Si rrallëherë, Valbona në foto me…





