KreuCelebrity

Kur do të fillojë emisioni i Marinës në Klan?

Largimi i saj pas 12 vitesh nga televizioni Top Channel drejt Tv Klan bëri shumë bujë. Moderatorja Marina Vjollca e ka theksuar se ky ndryshim ka ardhur vetëm  për arsye profesionale. Ajo ka qenë e ftuara e radhës në “Xing me Ermalin” të Ermal Mamaqit, ku ka zbuluar disa detaje mbi progamin e ri që pritet të fillojë në Tv Klan.

Vjollca  ka rrëfyer se bëhet fjalë për një program mjaft argëtues muzikor në fundjavë i cili do të zgjasë dy orë dhe do të ketë shumë të ftuar të njohur jo vetëm nga bota e muzikës, por edhe arteve e politikës. Marina na premton shumë muzikë në këtë spektakël të ndërthurrur me garë. Do ta shohim për herë të parë Marinën si një moderatore të vetme televizive vetëm pas një muaji!