Moderatorja Arbana Osmani, e cila pritet të sjellë së shpejti në ekranin e Top Channel sezonin e dytë të “Dua të të bëj të lumtur” na ka treguar se ka qenë e ftuar në një dasmë. “Emocionohem gjithmonë shumë në dasma”, shkruan ajo.
Por, duket se në këtë ceremoni martesore ka qenë e ftuar edhe trashëgimtarja e Top Media-s, Lori Hoxha. Me dy vajzave ka një miqësi të vjetër e cila ka lindur në studiot e televizionit ku edhe janë njohur. Prandaj nuk është çudi nëse që të dyja, Arbana dhe Lori janë ngritur në valle për të sjellë pak atmosferë e për t’u argëtuar me njëra-tjetrën.
“Nuk është e vërtetë se këtu nuk kërcen njeri” është komenti i Arbanës për foton. Të dyja vajzat kanë zgjedhur fustane të gjatë elegantë me ngjyrë të zezë për t’u paraqitur në këtë ceremoni.


Tuna përkrah Dafinën?

Mëngjesi elegant i Manjola Nallbanit!


Roli i ri i Hueyda El Saied!











Liani, një Big Basta në miniaturë!



