KreuCelebrity

Liani, një Big Basta në miniaturë!

Ata janë një nga familjet më të dashura të showbizit shqiptar! Duket se koha po kalon shumë shpejt për vogëlushin Lian, djalin e artistëve  Vesa Luma dhe Big Basta. Këngëtarja e ka quajtur të birin Basta i vogël, një burrë të vockël që po rritet kaq shpejt. E me të vërtetë ai po rritet dhe tashmë ka filluar t’i ngjajë në tipare të atit, Gerit! Liani është një dashuri ku merr kuptim shprehja “Bëmë baba të të ngjaj!

Në foton e fundit që ka ndarë Vesa të vogelushit Lian, nuk kemi më dyshime, ai është një kopje në miniaturë e babait të vetë, reperit Big Basta! Kushedi sa i bëhet qejfi reperit për këtë ngjashmëri, sidomos tani që ndodhet larg familjes  prej pesë muajsh!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF