KreuCelebrity

Kim, foto me thithka (z)buluar për hir të tetos Shelli!

Veshjet dhe Kim Kardashian nuk shquhen për marrëdhënie ideale. Kjo, falë dëshirës së Kim për të ekspozuar pothuajse çdo pjesë të trupit. Gjatë javës së modës në New York, Kardashian u paraqit në rrugë me xhaketë lëkure të zezë, një shirit që mbulonte pjesën e gjoksit dhe geta të tejdukshme, prej të cilave dukeshin mbathjet.

Por, ky është vetëm një rast ndër dhjetëra të tjerë, e ndoshta e mbani mend veshjen e çuditshme transparente, disi të shqyer të Kim, gjatë një mbrëmje të kaluar sëbashku me Kanye West në Los Anxhelos. Thithkat ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendje, teksa Kardashian dukej se nuk e kishte aspak problem një fakt të tillë. Nga ana tjetër, ajo ka postuar së fundmi foton në Instagram, me thithkat e sfumuara. Pse ky vendim?! Kim zbulon se teto Shelli i kishte bërtitur në fytyrë kur kishte parë imazhin, kështu që Kardashian i kishte fshehur thithka me efekt kompjuterik, për nder të saj. Ndoshta, teto Shelli përfaqëson treçerekun e botës…?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF