KreuCelebrity

Venera dhe Lindi, bëjnë ëndrrën realitet!

Janë një ndër çiftet më simpatikë shqiptarë, e ndoshta nga të paktit që i shohim pothuajse çdoherë bashkë. Jo vetëm dashuria, por edhe profesioni i njejtë bën që Venera Lumanin dhe Lindi Islamin t’i dëgjojmë duke kënduar në disa nga lokalet më të mira në kryeqytet, e jo vetëm. Por, mbrëmja e djeshme e ka gjetur çiftin me një lajm mjaft të gëzueshëm, që për hir të së vërtetës nuk na kishte shkuar mendja.

Të dy me pasaportë të huaj, kishte ardhur koha që Venera dhe Lindi të merrnin shtetësinë shqiptare, e duhet theksuar se aktiviteti i tyre më së shumti zhvillohet brenda kufijve vendas. “Kjo ishte surpriza e ditës së djeshme, një letër ku tregon miratimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për mua dhe xhanushin”, ka shkruar Lumani, poshtë videos së publikuar ku të dy artistët duken mjaft entuziastë. “Një ëndërr e bërë realitet. Krenarë që jemi shqiptarë”, ka përfunduar Venera, ndërsa një lajm të tillë e kanë festuar në një restorant. Urime të përzemërta për Lindin dhe Venerën!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF