KreuCelebrity

Shqisa e gjashtë e Kim, ja si e parandjeu grabitjen në Paris!

Edhe pse ka kaluar pak kohë nga ngjarja, grabita e Kim Kardashian në Paris bëri jehonë në të gjithë median e shkruar botërore, ashtu sikurse u përdor nga disa si objekt tallje në rrjetet sociale. Megjithatë, Kim vazhdon ta cilësojë si një ndër ngjarjet më shokuese në jetën e saj, e për këtë ka folur jo pak. Madje, Kardashian ka rrëfyer se e ka parandjerë një ndodhi të tillë, dhe për këtë është konsultuar edhe me një terapist para nisjes.

Kim shpjegon se frikën e saj e kishte ndjerë edhe North, e cila i kishte dhuruar diçka speciale. Në një kuti të vogël, e vogla West lishte futur disa bizhuteri lodër, për t’ia dhuruar të ëmës. “Kjo do të të mbrojë nga çdo e keqe”, i kishte thënë North, ndërsa Kim thekson se ky është thesari i saj i vetëm. Vlera e bizhuterive të grabitura shkonte në qindra mijëra dollarë, ndërsa mënyra se si ka ndodhur gjithçka ka qenë e tmerrshme. Kardashian ka rrëfyer asokohe që grabitësit kishin hyrë me forcë në suitën e saj luksoze, ndërsa kishin kërcënuar Kim me armë në kokë. Si për të mos mjaftuar kjo, i kishin lidhur edhe një fasho në gojë…Me pak fjalë, një skenë grabitje e vërtetë, të cilën Kim e kujton edhe sot.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF