KreuCelebrity

Sekretet e bukurisë së Biel në Emmy Awards 2017!

Mbetet një nga femrat më të dëshiruara në Hollywood, dhe vëmendjen e publikut e tërhoqi që në fillim të viteve 2000, kur u shfaq me bikini në një nga filmat e saj të para. Sot, bashkëshortja e Justin Timberlake dhe nënë e një vogëlusheje, Jessica Biel vazhdon të jetë aktive në botën e kinemasë, edhe pse në projekte jo fort ambicioze. Duke qenë se koha ka ndalur për Biel, ajo u paraqit në tapetin e kuq të Emmy Awards të këtij viti si një nga yjet që spikati më shumë gjatë eventit. Me një model flokësh larg të zakonshmes dhe grim pothuajse më pranë natyrales, Jessica ka jo pak sekrete bukurie për të ndarë me publikun…:

Stilisti i flokëve Adil Abergel, rrëfen se që në fillim kishte konceptuar një paraqitje glamuroze e plot volum, që të rikthen në vitet ’60. Për t’ia arritur sa duhet qëllimit, ai i është rikthyer filmave ‘Barbarella’ dhe ‘Valley of Dolls’, për të krijuar një stil plot luks, seksualitet e feminitet, për të tërhequr vëmendjen e plotë të të pranishmeve. Abergel ka aplikuar fillimisht locionin Virtue The Uplifted Volumizing Whip në rrënjë të flokëve, për të vazhduar më pas me apilkimin e Virtue Perfect Ending Split End Serum për fundet. “Kjo ndihmoi me rritjen e volumit dhe shkëlqimin e fundeve”, shpjegon ai.

“Pasi mbarova me tharjen, përdora bigudina të mëdha dhe më pas i thava dhe njëherë, deri sa i sigurova që ishin tharë plotësisht”, shton Abergel, “e më pas i kreha me furçe të mëdha, për edhe më tepër volum”. Stilisti i flokëve shpjegon se pas kësaj, kreh së mbrapshti rrënjët, për të aplikuar Virtue The Finale Shape Spray. “Në fund, kapa gjysmën e flokëve lart me karfica të holla, duke lënë fundet të lirshme”, ka thënë më tutje Abergel. E në fund, me ndihmën e llakut, versioni i fundit i paraqitjes është si ai i mëposhtmi (e mrekullueshme, apo jo?):

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF