KreuCelebrity

Bojken Lako: “Frytet e punës nuk i kam përfituar akoma!”

Bojken Lako është një emër i njohur i muzikës shqiptare. I njohur për performancat energjike e shpërthyese live, ai ka preferuar kryesisht rrymën muzikore rrok.

Artisti ka sjellë përmes një interviste televizive kujtime nga fillimet e karrierës në Top Albania Radio, ja si e kujton këngëtari i “Asgjë e largët” këtë periudhë: “ Unë punoja shumë, nuk dija shtëpi atëherë, edhe kam fjetur në radio. Kam qenë i pari që kam bërë muzikë në Top Albania Radio, që inçizoja në studiot e radios.  Frytet e punës nuk i kam përfituar akoma në kuptimin e mirë.” Ai shton se ka pasur edhe periudha që nuk i pëlqejnë, në të cilat është ndjerë si një rrokstar i vërtetë: “Nuk qëlloja asgjë, isha në një lloj përhumbje të Bojkenit, abuziv e pa asnjë lloj problemi rrokstar në të gjitha kuptimet e fjalëve!”

Bojkeni tregon se shpirti i tij i rebelit mund të jetë zhdukur pak, sot nuk bën dot pa një lloj rregulli,  të mendojë në darkë se çfarë do të bëjë të nesërmen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF